Roza këtë mbrëmje ka “hapur zemrën” me Julin dhe i ka treguar një episod të trishtë të fëmijërisë së saj, kur babai dhunoi nënën e saj për një ibrik gjë të cilën e ka përjetuar shumë.
“Ka ngrënë një grusht mami se kishte blerë një ibrik çaji pa lejen e babit..
Nga kuzhina deri te dhoma e gjumit ka ecur zvarrë dhe unë e kam parë. Për një ibrik. Për opinion s’më plas. Prandaj kam karakter rebel unë. E kam kaluar që në moshë shumë të re.
Subkoshienca e njeriut nga mosha 0-7 vjeç është karakteri që formohet në vazhdimësi të jetës. Merr truri sinjalet e para dhe shihet se çfarë njeriu bëhesh në jetë.
Unë dhe Rita i falim shumë dashuri njëra-tjetrës e kemi rritur njëra-tjetrën”, tregoi ajo.