I ftuar në një intervistë për emisionin “Big Brother Radio”, reperi i njohur shqiptar Stresi u ftua për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të ndarë mendimin e tij, për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3.
Gjithashtu Stresi u pyet edhe për jetën e tij personale dhe nëse kishte pasur ndonjëherë ndonjë marrëdhënie me ndonjë nga konkurrentet e shtëpisë së ‘Big Brother’.
“Që janë aktualisht në BBV3? Po me dy. Po ç’rëndësi ka. Nejse”- tha ai. Kjo deklaratë e papritur nxiti shumë spekulime dhe interesim tek publiku.