Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për sinozitin.
Çfarë e shkakton sinozitin, cilat janë simptomat më të shpeshta, por dhe ato disi më të lehta dhe të fshehura.
Cilët janë shkaktarët dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kësaj problematike shëndetësore, e cila nëse nuk trajtohet kthehet në kronike dhe si ta kurojmë në pak kohë me metoda natyrale.
“Sinoziti është një inflamacion i hapësirave që ndodhen në pjesën e zgavrës së kockave të fytyrës. Shkaktar i këtij inflamacioni janë bakteret dhe viruset që lundrojnë pezull në ajër, ato kur depërtojnë nëpër kanalet e holla të këtyre sinuseve shkojnë dhe depozitohen nëpër qëndrat e sinuseve duke u krijuar në masën e qeskave me sekrecione, të cilat e kanë të vështirë të dalin duke qene se kanalet komunikuese me rrugët e frymëmarrjes janë shumë të holla.
Për këtë problematikë mund të bëhet një trajtim me antibiotikë, por kjo nuk është zgjidhje për mendim tim” shprehet Merja, pasi vërtetë ky inflamacion apo këto qeska sekrecionesh mund të shkatërrohen e të ngordhin, por një pjesë apo bakter sado i vogël thahet dhe mbetet aty. Sëmundja përsëri ‘fle’ aty dhe nga një sëmundje e momentit mund të kthehet në një sëmundje kronike.
Simptomat kryesore të sinuseve, ato të zakonshmet të forta janë: dhimbje fytyre, koke, presion në kokë, vështirësi në frymëmarrje, bllokim hundësh, rrjedhje hundësh lirshëm ose me vështirësi, humbje e nuhatjes, temperaturë në fytyrë ose kokë. Ndërsa simptomat më të lehta janë: këputje trupore, plogështi, dhimbje ballë-kokë-qafë, dhimbje dhëmbësh apo aromë e keqe e gojës.