Serbia vazhdon të mbetet aleat i ngushtë i Rusisë dhe politikave të saj. E një gjë e tillë jo rrallë herë është dëshmuar nga shteti fqinj.
Së fundmi tifozët e Crvena Zvezdës në stadium valëvitën flamujt rusë nën brohoritma “Serbë dhe rusë, vëllezër përgjithmonë”.
E një veprim i tillë po shihet si një pasqyrë e mirë për ndërkombëtarët që po tentojnë të injorojnë këtë fakt.
Kështu është shprehur në një postim në “X” analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq.
“Përveç që tifozët e Yllit të Kuq përsëri shfaqin pikëpamjet e tyre ekstreme shoviniste, kjo shfaqje është një pasqyrë mësimore në realitetin e shoqërisë bashkëkohore serbe nën Aleksandar Vuçiqin. Përpjekjet e SHBA/BE për të injoruar këtë fakt të thjeshtë janë krejtësisht të kota”, ka shkruar Mujanoviq.
Kujtojmë se tifozët e Crvena Zvezdës më parë kishin bërë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, pas sulmit që ndodhi në Banjskë më 24 shtator 2023.