Egla ka qenë një nga banoret më të komentuara ditët e fundit, kjo për shkak të debateve që ka sjellë në shtëpinë më të famshme. Pas Gracianos dhe Ledjonës, sot aktorja është përplasur me Romeon pas misionit që ‘Vëllai i Madh’ i dha për të caktuar role për shfaqjen teatrale.
Ajo e provokoi duke i thënë se ai duhet të mendojë dhe për shokët që ka në nominim, Lisin dhe Heidin dhe ta lejojë Lisin të jetë protagonist në rol me Artën në shfaqjen e Romeo dhe Zhulietës.
Ajo gjithashtu fajësoi Romeon për nominimin e tyre, gjë e cila e ka prekur shumë këtë të fundit. Në një bisedë me Bardhin dhe Heidin ai tha se nuk do t’i flasë më.