Grafite të reja janë shfaqur sot në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Mediumi serb në Kosovë, Kossev, raporton se grafitet janë shkruar në zona të ndryshme të komunave.
“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, jeton Brigada e Veriut”, thuhet në këto grafitë.
Brigada e Veriut është organizatë e shpallur terroriste nga qeveria e Kosovës.
Këto grafitë vijnë një ditë para protestës që e kanë paralajmëruar serbët në veri lidhur me dinarin.