Edhe këtë prime realityshow ka nisur me debate të forta ku pretekst këtë puntatë është bërë dasma mes Ilnisës dhe Meritonit.
Dasma e Ilnisës dhe Meritonit, e para për Big Brother VIP3, është shoqëruar me debate të shumta mes banorëve.
Shumë prej tyre nuk e kanë dashur realizimin e kësaj martese, por të Sarës dhe Bardhit.
Një ndër to ka qenë edhe Lediona, e cila u shpreh se Meritoni bën si i mirë kot sepse nuk e la shokun e tij të martohej, por zgjodhi veten.
Meritoni: Dihet që viktimizuese dhe je njëra prej tyre që përdor shoqërinë.
Lediona: Unë nuk jam si ty. Ec tani të trashëgohesh.
Meritoni: Sara dhe Bardhi i lanë këto dhe më bën të reflektoj.
Lediona: Pse nuk reflektove edhe për Vesë? Pse do të bëhesh i mirë kot.
Meritoni: Jam penduar që nuk u bë dasma e Bardhit. Që unë nuk zgjodha atë. I kërkoj të dyve falje.
Lediona: Kishe anuluar dasmën dhe i lije të martoheshin Sara dhe Bardhi.
Meritoni: Për punën e dasmës që e shijova është që pash edhe disa reagime të banorëve. Vesën nuk e ftova se e dija që nuk do të vinte.
Vesa: Ua çfarë justifikimi i lodhshëm. Ishte shumë që u zgjidh me vota manipuluese çifti.