“E kish një dërrasë mangu”, do shkriheni se si Dua Lipa i përkthen thëniet shqiptare moderatorit amerikan. Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”.
Gjatë emisionit, moderator i njohur Jimmy Kimmel ka zgjedhur disa shprehje në gjuhën shqipe, të cilat i ka shqiptuar në shqip, e më pas Dua Lipa i ka përkthyer në gjuhën angleze dhe ka sqaruar kuptimin e tyre.
Shprehjet që ai i lexoi janë: “I ka ba rush e kumlla”, “E kish një dërrasë mangu”, “Sa për sy e faqe”, “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”.
Pas secilës prej tyre, ata kanë qeshur.
Shiko videon: