Huan Manuel, kolumbiani i cili prej vitit 2017 punon e jeton në Shqipëri, dëshiron të marrë pasaportën shqiptare. Ai është i martuar me Marselën në fshatin Goskovë të Korçës dhe bashkë kanë një fëmijë, për të cilin thotë se Skëndërbeun e ka hero.
Huan Manueli i tregon me krenari Flori Gjinit unazën me shqiponjë, dhe byzylykun kuqezi.
“Për momentin pasaportën nuk e kam akoma. Po pres pasaportën sepse është e nevojshme. Kam pasur vizë për rezidentë, vetëm për Shqipërinë, jo për të udhëtuar jashtë. Shqipëria s’ka viza për andej. Më duhet të ndryshojë kartën dhe pasaportën kolumbiane.
E njoh Skëndërbeun. Edhe djali im është fanatik i Skëndërbeut. Thotë se është hero. I pëlqen stutaja e Skëndërbeut.
Dhe unazën e kam me simbol të Shqipërisë dhe byrzyliku me Shqipërinë. Shqip di mirëmëngjes, dhe po mësoj pak të komunikoj”-tha ai.
“Shqipërinë e kisha parë vetëm në hartë” – Kolumbiani i dashuruar me serenatat korçare
Huan Manuel, kolumbiani i cili prej vitit 2017 punon e jeton në Shqipëri është i dashuruar me serenatat korçare. Në një rrëfim për “Real People” me moderatorin Flor Gjini, ai theksoi se para se të vinte në Shqipëri nuk dinte asgjë për vendin tonë.
Manuel nënvizoi se në Shqipëri erdhi për projektin transadriatik dhe që prej asokohe merret me të njëjtën punë.
“Kam ardhur në Shqipëri në vitin 2017. Erdha këtu sepse kompania ku punoj, erdhi këtu për projektin transadriatik. Erdha për punimet sepse jam mbikëqyrës mekanik i ndërtimit dhe për stacionet. Të gjithë stacionet i mbikëqyr unë, në Korçë, Berat. Tepelenën, Ura Vajgurore dhe Seman.
Shqipëria për familje është shumë vend i mirë. Më pëlqen të jetoj në Shqipëri. Kam një grua nga Shqipëria. Nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë para vitit 2017. E kisha parë vetëm në hartë, por nuk kisha dëgjuar. Më pëlqejnë shumë serenatat korçare”-tha ai.