Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Kurti gjatë qeverisjes së tij ka bërë dëme të mëdha.
Sipas tij, dëmi që ka bërë Albin Kurti është më i madh edhe se i Thaçit dhe Mustafës.
“Dëmin që e ka bërë Albin Kurti është më i madh së i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, sepse as Hashim Thaçi e Isa Musatafa nuk e kanë zbatuar vetëm marrëveshjen e kanë lënë, kur po shkon Albini në Bruksel po i thojnë këto janë marrëveshjet që i kanë bërë Kosova dhe ky po thotë se janë obligime të bartësve të mijë, nëse shkon dikush nga opozita në Bruksel krejt këto dakordime që i ka bërë Albini janë marrëveshje të Kosovës, e atëherë edhe ky ka bërë dëm veç çka ka pranu Albini pa e zbatu hiç, vetëm drafti i Asociacionit që e ka pranu Albini me marrëveshjen e parimeve të Isa Mustafës dhe me marrëveshjen e parë të normalizimit të Hashim Thaçit është si nata me ditë në kompetencat që ju kanë jep”, tha ai në Politiko.