Blerando është një nga finalistët e Big Brother VIP Kosova, të cilit ia rrëmbeu çmimin Lumi.
Ai ka qenë një ndër më të pëlqyerit e publikut gjatë rrugëtimit të tij.
Pas daljes, Blerando përmes një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij dhe ata që e kanë votuar.
“Sot në mëngjes mora lajmin që gjatë qëndrimit tim në Big Brother kisha humbur gjyshin tim të dashur.
Shpresoj të më kuptoni që më duhet pak kohë për familjen time”, ka shkruar Blerando.
Ai ndër të tjera ka premtuar surpriza të reja. /