Barometri është munduar të kuptojë mendimin e qytetarëve për qeverisjen më të mirë të vendit, në këto 30 vite.
Nga përgjigjjet e qytetarëve duket qartë se qeverisja më e mirë sipas tyre eshte ajo e Edi Ramës me 36% të të pyeturve qe e kanë zgjedhur, pas tij vjen qeverisja e Berishës me 26% që mendojnë se ka qenë qeverisja më e mirë dhe më pas ajo e Fatos Nanos me 18.8%.
E përmbledhur mund të mendohet se vlerësimi i qytetarëve tregon përmirësimin e qeverisjes në kohë në bazë të leximit të përqindjeve të mendimit të tyre të pyetur për tre qeveritë kryesore.