“Kurdisja dëshmitarëve të rremë kundër Thaçit”, reagon gjenerali amerikan: Jack Smith është në telashe

Gjenerali amerikan Mike Flynn ka kthyer në vëmendje përsëri skandalin e madh të Jack Smith e Faik Imerit në kurdisjen e dëshmive e dëshmitarëve të rremë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai në llogarinë e tij në Twitter (X) ka shkruar se Jack Smith është në shumë telashe.

“Jack Smith e di se është në shumë telashe. Shih ankesën e sinjalizuesit të paraqitur pak para Krishtlindjeve. Është informacion i disponueshëm publikisht”, ka shkruar gjenerali Flynn gjatë ditës së sotme.

https://twitter.com/GenFlynn/status/1753614510676484373

Në platformën “X” është publikuar një dokument 151 faqe në të cilin pretendohet se janë zbuluar “detaje të hollësishme” të një “skeme korruptive” nën udhëheqjen e ish-prokurorit të specializuar kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili tani drejton hetimet kundër Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Lajmin e ka publikuar Paul Sperry, gazetar dhe kolumnist i tabloidit amerikan New York Post dhe ditëve të fundit është një nga temat kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy figurat qendrore të përfshirë në skandal janë Jack Smith dhe Faik Imeri. Faik Imeri me dijeninë e Jack Smith paraqitej si agjent i CIA-s për të gjetur dëshmi e dëshmitarë të rremë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, po ashtu i kishte zhvatur shumë persona dhe kishte përfituar mjete të mëdha financiare me këtë skemë mashtrimi.

Të gjitha më poshtë:

Personazhi kryesor në dosje është ish-kryeprokurori Jack Smith dhe Faik Imeri i cili paraqitej me pseudonimin Floriani, si agjent i CIA-s amerikane. Faik Imeri ka lidhje speciale me shumë njerëz në Kosovë përfshirë zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

H.S ishte dëshmitar i prokurorisë i cili dëshmoi kundër Thaçit, Veselit e të tjerëve në tetor të vitit 2020. Ai ishte përgatitur totalisht nga Faik Imeri për të dëshmuar në Hagë. Faik Imeri (Floriani) e kishte trajnuar atë për të dëshmuar duke e mashtruar se zyra e CIA-s dhe personalisht Jack Smith qëndron mbrapa tij.

Kur e kuptoi dëshmitari H.S se ishte mashtruar nga Faik Imeri, me 22 prill 2022 shkoi dhe e tërhoqi dëshminë e tij dhe tregoi se e gjithë dëshmia ishte e sajuar dhe e montuar.

Në dosjen amerikane është publikuar biseda dhe dëshmia në Hagë, mes dëshmitarit H.S dhe njeriut të dytë të prokurorisë së Dhomave të Specializuara, Alan Tieger. Alan Tieger ishte zëvendës i Jack Smith.

Në dëshminë e tij të cilën e kanë publikuar mediumet amerikane, bisedë kjo e incizuar nga dëshmitari H.S, ai tregon se gjithçka që ka dëshmuar në Hagë ishte përgatitur nga Faik Imeri.

Kështu që doja të them, të gjithë dëshminë që ju dhashë në Hagë, unë u përgatita nga agjenti i CIA-s“, i tregon dëshmitari H.S, prokurorit Alan Tieger.