Dinamikat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, ndryshojnë në çdo moment.
Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, loja e Romeos dhe Lisit ka ndezur debate.
Nga kjo lojë, më shumë të prekur ishin Erjola dhe Graciano, të cilët më pas debatuan me Romeon, pasi e quajtën ‘një lojë e shëmtuar’.
Debati i Erjolës dhe Romeos, agravoi në momentin kur ky i fundit i tha se nuk ka argumenta.
Edhe Dea është përfshirë në debat, ndërsa ka komentuar edhe raportin e tij me Heidin.
Erjola: “Unë mendoj që pika më e fortë dhe më e dobët e tij është qenia femërore. Mendimit tim i kam qëndruar deri në fund, nuk i kërkova as falje as ta sqaroj”.
Romeo: “Nuk ke argument”.
Erjola: “Kam ndërhyrë sepse jam prekur për pjesën që mund të përdorin vëlla, motër dhe një prind. U preka sepse nuk e kam tim atë, dhe nuk dua ta fusë një prind në lojë”.
Erjola: “Ke frikë nga ajo që do them unë, prandaj nuk më lë të flas”.
Lidhur me këtë situatë, ka reaguar Donaldi i cili në një postim në “Instastory”, ku ka ironizuar Erjolën dhe Dean për ‘argumentat’.