Edward Robinson: Illyricum Magnum – përmbante thuajse gjithë provincat e Europës Lindore

EDWARD ROBINSON:

ILLYRICUM MAGNUM – PËRMBANTE THUAJSE GJITHË PROVINCAT EUROPËS LINDORE.
ILIRËT E MOÇËM, NUK ISHIN SLLAVËT, POR PARAARDHËSIT E SHQIPTARËVE TË SOTËM.

Ilirët e moçëm, thënë ndryshe, banorët e provincës romake Ilirikum, nuk ishin sllavët, por një popull i afërt me trakët e lashtë, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm (Shih Schaffarik, f. 23, n. 2.). Illyricum Magnum (Iliria e Madhe), në shekullin e IV-t, përmbante thuajse gjithë provincat romake të Europës Lindore. Napoloni duke parapëlqyer ringjalljen e emrave dhe titujve të Perandorisë Romake, e quajti territorin që iu dha atij nga Austria në 1809, – d.m.th. Carniola-n, dhe të gjithë territorin mes Adriatikut, Savës dhe Perandorisë Osmane, – Provincat Ilire dhe banorët e tyre, ilirë. Në vitin 1815, një mbretëri e re e Ilirisë, u themelua si një provincë austriake, duke përfshirë Carniola-n, kishën Carinental-e dhe, u trajtua si një degë e veçantë.

__________

Titulli: The Biblical Repository, Volume 4
Autori: Edward Robinson
Botues: Andover: Gould and Newman,; New York: Leavitt, Lord and Co., 1834