“Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar”, është tema që po diskutohet në “Pressing”, pasi Talat Xhaferi është emëruar kryeministër i Maqedonisë së Veriut, të dielën e 28 janarit.
Për emërimin e tij Xhaferi ka marrë urim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Por Kurti kritikohet në Kosovë për ndërhyrjen e tij në Maqedoninë e Veriut.
Për gazetarin Valon Syla, Kurti asnjëherë nuk e ka lexuar mirë situatën në Maqedoninë e Veriut.
“Albin Kurti absolutisht nuk e ka lexu kurrë situatën në Maqedoni, është shku me i bë opozitë, me prish punë në një vend te shqiptarët kur kanë qenë gati partitë shqiptare me u ba bashkë edhe me qit një shqiptar tjetër të UÇK-së në krye të Maqedonisë, ky vonë e ka marrë vesh çfarë po ndodh dhe tërhiqet me presion ndërkombëtar”, ka thënë Syla.