Policia në Tajlandë ka arrestuar një grua, që mbante një luan si kafshë shtëpiake dhe u filmua teksa udhëtonte me veturë me të nëpër qytetin e Pattaya.
Një video e luanit duke parë kalimtarët nga pjesa e pasme e një veture është bërë virale, transmeton Telegrafi.
Luani i lidhur me zinxhirë u drejtua nga një burrë nga Sri Lanka, i cili që atëherë është larguar nga vendi dhe autoritetet besojnë se ishte një mik i pronarit të kafshës, Saëangjit Kosoongnern.
Edhe pse nuk është e jashtëligjshme të posedosh një luan në Tajlandë, ai duhet të regjistrohet zyrtarisht.
Saëangjit tha se e bleu luanin nga një burrë tajlandez në provincën Nakhon Pathom, i cili e dorëzoi atë në Pattaya.
Mirëpo, më vonë doli se zyrtarët nuk e kontrolluan objektin e tij ku ai mban kafshë, për këtë arsye shitja ishte e paligjshme, shkruan BBC.
Prandaj, Saëangjit përballet me akuzën për posedim të paligjshëm të një kafshe të egër, vepër kjo e cila parasheh dënim me një vit burg dhe një gjobë deri në 100,000 baht (rreth 2,500 euro).
Autoritetet gjithashtu synojnë të akuzojnë një burrë nga Sri Lanka për sjelljen e një kafshe të egër në një vend publik, i cili mund të ballafaqohet me dënim me burg deri në gjashtë muaj dhe një gjobë prej 50,000 baht. /Telegrafi/