Xhaxhai i 18 vjeçarit nga Podujeva tregon çka i kanë thënë dy familjet që e rrahën Lulzimin

Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ishte mysafir në emisionin N’pikë në DTV.

Rrahimi ka treguar se nipi i tij nga rrahja me stupcë bejsbolli nuk e ka pasur pjesën e epërme të kokës.

Ai thotë se Lulzimi i ka dal shpirti me vrasje me paramendim.

“Lulzimin s’mujta me mbrojtë prej kriminelëve shqiptarë”, thotë ai.

Ai pohon se nuk e di si janë shpërnda xhirimet e kamerave që janë publiku në media.

“Familja kanë çu njerëz te unë. Nuk kam mujt me i leju. Lemni me probleme të mia. Edhe ma mbytë djalin edhe në varrim s’kam mutj me leju. Tjetra familje sa ishte djali në spital kanë thanë se nëse ka nevojë e çojmë për Turqi. Unë këtë e kam marr me shaka. Po të shkeli, po të rrehi, po të mbyti, po të shnoshi”, shprehet ai.

Ai këtë e quan si hajgare për këtë.

“Neve na ka humb rrugën në oborr. Ne ia kemi lanë shtetit në dorë”, thotë ai.