Kader Kiacaj është banorja e cila u eleminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova. Të nominuar ishin te gjithë banorët ndërsa publiku vendosi që ajo të përfundoj këtë rrugëtim.
Sot ajo ka reaguar me një postim në Instagram duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.
Postimi i plotë:
“Nuk po u besoj dot syve sa shumë dashuri jam duke parë! Një eksperiencë e paharrueshme, emocione të pazëvendësueshme.
“BBVK” do të ngelet gjatë në mendjen time. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim, familjen, njerëzit më të afërt, e sidomos të gjithë ata që më votuan e qëndruan me mua 24/7 para ekranit, nuk do t’ju zhgënjej, ju jam tërë jetën mirënjohëse.
Qëndroni pozitiv, duajini më të dashurit tuaj dhe kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Kaderi ju do shumë”, ka shkruar ajo. /InfoKosova/