Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për vetëm 15 ditë, që nga liberalizimi i vizave, pra nga 1- 15 janar, nga Kosova kanë lëvizur mbi 650 mijë qytetarë.
Nga policia kanë thënë se në kufijtë tokësor prej 1 deri më 15 janar kanë dalë nga Kosova 511 mijë e 604 udhëtare, derisa për këtë periudhë përmes aeroportit kanë dalë 155 mijë e 816 udhëtarë.
Ndërsa, për periudhën e njëjtë, pra 1-15 janar 2023, sipas Policisë nga Kosova dolën 464 mijë e 178 persona përmes kufijve tokësor, derisa përmes aeroportit kishte dalje për 13.2 për qind më pak, se sa në këto dy javët e para të janarit të këtij viti.
“Nga data 01.01.2024 deri më 15.01.2024 bazuar në Raportet ditore të Policisë Kufitare nga RKS kanë dale 511604 udhëtarë vetëm në kufijtë tokësore që krahasuar me periudhën e njëjte kohore me vitin 2023 (464178) ka një rritje prej 10.2%. Nga data 01.01.2024 deri me 15.01.2024 përmes Aeroportit kanë kaluar 155816 udhëtar , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi rritje për 13.2 %”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazeta Blic.