Në emisionin Kojshia Show, këtë të diel mysafir ishte imami i njohur nga Prizreni, hoxhë Mazllam Mazllami, i cili ka qenë një ndër imamët më të përfolur kohëve të fundit në Kosovë.
Një video e tij e cila kishte qarkulluar në tiktok, ku ai shihet duke e quajtur leckë flamurin kombëtar, kishte shkaktuar reagime të forta në mbarë opinionin shqiptar.
Për këtë gjest, ai kishte kërkuar falje publike.
Në emisionin Kojshia Show, ai i këndoi flamurit kuqezi e Skënderbeun.
Për më shumë, shikoni videon e më poshtme nga minuta 6:00.