Zvicra ka nevojë për fuqi punëtore edhe në vitin 2024. Tashmë janë publikuar të dhënat e reja për pozitat ku nevijoten më shumë punëtorë.
Të dhënat janë të përditësuara nga 25 nëntori i vitit të kaluar dhe deri më sot. Profilet më të kërkuara të punës janë infermierët, elektricistët dhe zdrukthtarët.
15.790 vende të lira pune janë shpallur në shëndetësi, 13.566 në ndërtimtari, 12.761 në tregti me pakicë dhe 10.478 në hotelieri.
Në tërësi janë 251,226 janë të shpallur si vende të lira pune./Indeksonline/