Analisti politik, Imer Mushkolaj, u ka bërë qytetarëve që të dalin në Evropë e të vizitojnë vende, derisa ka shtuar se s’ka më keq se izolimi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata që gjejnë mundësi, le të rrinë, pasi s’ka asgjë të keqe dhe se Kosova nuk zbrazet e as nuk është zbrazur as në kohërat më të vështira.
Postimi i tij i plotë:
Dilni, vizitojeni naj vend n’Europë. Sidomos ju që s’kini pasë mundësi deri tash. S’ka sen ma keq se izolimi. Kqyrni, ka oferta t’lira. Shihni najsen, mësoni najsen. Kush gjen mundësi me nejtë, le t’rrin. S’ka kurgjo t’keqe. Hiqnu foreve “po zbrazet Kosova”. Nuk është zbrazë n’kohna ma t’vështira, le mo tash. Shëtitni sa t’kini mundësi. Veç mirë ju bon.