Kolumnisti dhe shkrimtari serb Svetislav Basara gjatë një interviste për Nova, nuk ka kursyer fjalorin e tij.
Ai ka thënë se problemi i Serbisë, nuk është Kosova e as ish-lideri i tyre Sllobodan Millosheviq, e as ky aktual Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij populli serb është jashtëqitje, gënjeshtarë dhe mashtrues.
Këto janë fjalët me të cilat shkrimtari i njohur dhe i respektuar serb i ka përshkruar bashkëjetuesit e tij.
“Problemet tona nuk janë Millosheviqi, Tadiqi, Koshtunica apo Vuçiqi – veçanërisht jo Kosova – problemi ynë është se ne jemi lecka, gënjeshtarë dhe mashtrues. Por është gjithashtu një histori se si i njëjti komunitet, përmes hocus-pocuseve të ndryshme, arrin të bindë veten (dhe ndonjëherë edhe të tjerët) se është një shoqëri e njerëzve të ndershëm, të lirë, të shtëpive serbe që i frikësohen Zotit dhe nënave shembullore serbe”, tha ai.