Në ditën e fundit të vitit, kryeministri Kurti e viziton familjen e Afrim Bunjakut

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot kanë shkuar për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku.

Kurti me pjesëtarët e Qeverisë që e udhëheq shkuan në prag të përfundimit të vitit 2023.

Afrim Bunjaku u vra në orët e hershme të 24 shtatorit të këtij viti.

Ai u vra nga një grup serb që kreu agresion në Banjskë të Zveçanit.