“Vuçiç hileqar”, Avokati serb ‘zbërthen’ skenarin e presidentit: Ja çfarë po tenton të bëjë

Avokati serb Cedomir Stoikoviç, ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi. Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk përdor argumente por narrativë.

Më tej ai nënvizoi se me njohjen e targave të Kosovës, Vuçiç kërkon t’i duket Perëndimit si bashkëpunues.

“Aleksandër Vuçiç nuk përdor argumente, ai përdor narrativë. Në një moment ai tha se ne nuk do e njohim kurrë pavarësinë e Kosovës, por në të njëjtën kohë njohu targat e makinave të Kosovës. Në një njëjtën kohë ai ushtroi një narrativë para publikut, duke treguar se Perëndimi është i keq, do nominojë stabilitetin e Serbisë, por në të njëjtën kohë ai bën marrëveshje me ambasadorin amerikan pasi i druhet reagimit të perëndimit. Vuçiç ka dy anë të ndryshme në një moment të vetëm dhe nuk mund të dish se çfarë do të bëj ai në të ardhmen, cili do të jetë hapi i tij i ardhshëm”-tha ai.