Në lagjen Shipol të Mitrovicë po bëhet shtrimi i asfaltit të ri dhe po rregullohet infrastruktura përcjellëse.
Por duket se dikujt ky investim po i pengon, pasi qëllimisht po e dëmtojnë asfaltin e shtruar.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet një person që qëllimisht me lopatë po e dëmton asfaltin që po shtrohet nga makineria.
Sipas disa informatave jo zyrtare, një grup i disa personave janë të organizuar dhe qëllimisht po e dëmtojnë asfaltin që pastaj të akuzohet Komuna e Mitrovcës dhe kompania.
Ky investim ka qenë kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve të Shipolit pasi rruga ka qenë shumë e dëmtuar ndërsa tani përveç asfaltit të ri do të ketë edhe shteg të biçikletave.
Ndryshe sipas zyrtarëve komunal do të shtrohet edhe një shtresë e asfaltit në fund dhe do të intervenohet në vendet ku janë paraqitur defekte.