Publikohet kontrata, Gani Jakupi do të paguhet 90 mijë euro për 1 vit

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës më në fund ka vendosur që ta bëjë publike kontratën e Gani Jakupit, kjo pas një presioni të madh mediatik.

Mediumi “Kallxo.com” përmes qasjes në dokumente zyrtare ka siguruar kontratën ku Jakupi angazhohet si konsulent i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike i Ambasadës së Kosovës në Bruksel që drejtohet nga Agron Bajrami.

Siç shihet në kontratë, për 12 muaj, Gani Jakupi do të paguhet gjithsejtë 90 mijë euro, apo 7 mijë e 500 euro në muaj.

Përveç çmimit kontraktues, thekson kontrata, Ambasada e Kosovës në Bruksel ia paguan Gani Jakupit edhe shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe hotelit lidhur me ofrimin e shërbimeve të kontraktuara në mes të tij dhe Ambasadës.

Gani Jakupi obligohet që t’i dërgojë faturat e shpenzimeve tek Ambasada.