Hotel ‘Venus’ në magjistralen Prishtinë – Lipjan në orët e para të ditës së sotme u shndërrua në skenë krimi. Njëra nga mysafiret që po qëndronte në këtë hotel, Artila Kameri, 34-vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht, pasi e njëjta dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni në katin e dytë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.
Artila, e cila kishte një biznes të saj në Gjakovë, ishte e njohur për shumë figura publike.
Mes tyre, gazetarja e njohur dhe moderatorja Edita Doli, e kujton atë me një fotografi.