Dasma që bllokoi sot Prishtinën, Vjollca Haxhiu hedh vallen bashkë me drejtoreshën në Telekom midis asfaltit

Prishtina nuk bllokohet vetëm nga numri i madh i veturave. Por janë dhe dasmat ato të cilat po e bllokojnë komunikacionin.

E nuk mungojnë këngët e vallët midis rrugës në kryeqytet. Është këngëtarja Vjollca Haxhiu së bashku me drejtoreshen për çështje të korporatës në Telekomin e Kosovës Leonora Sylaj, të cilat vallëzonin midis rrugës para dhëndrrit dhe nuses.

Pavarësisht kolonave të gjata që u krijuan, ato vazhdojnë vallen e tyre, duke krijuar atmosferë dasmash në rrugë.