Artila Kameri, 34-vjeçare, sot në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën tragjikisht në Hotel ‘Venus’ në magjistralen Prishtinë – Lipjan.
Kameri dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni në katin e dytë
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.
Ajo tha se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.
Ndryshe, Artila që humbi jetën sot ishte trajnere për rregullimin e thonjve. Ajo ditë me parë kishte qenë brenda shtëpisë me të famshme në Kosovë, BBVK ku ishte përkujdesur qe t’ia rregullonte thonjtë banorëve.