Thaçi-Goranit: Qe unë po t’kallëzoj kush janë këta njerëz që e përkrahin Kurtin kaq shumë

Analisti Jusuf Thaçi i është përgjigjur pyetjes së analistit Dukagjin Gorani, i cili tha në Pressing “kush janë këta njerëz që po i japin mbështetje Qeverisë Kurti”.

Kur e mori fjalën për të folë, analisti Thaçi dha një përgjigje për këtë temë në Pressing:

“Që po mundona me tregu kush janë këta njerëz. Vetëvendosja ka marrë pushtet me 50.2%, jo për shkak të alternativave që ka ofru Vetëvendosja por kryesisht ka qenë votë ndëshkuese për atë që e kanë bë subjektet e tjera politike për vite e dekada”, tha Thaçi në Pressing, transmeton Express.

“Njerëzit janë prap në të njëjtin pozicion, çka nëse Lëvizja Vetëvendosje s’e kan votu për projekte e punë të mëdha, por për t’i ndëshkuar partitë që kanë keqqeverisë ndër vite, ky fakt vazhdon me mbetë ende i vertëtë”, tha ai.

“Votuesi prap është në të njëjtin qëndrim që ka qenë në vitin 2021, pra sërish nuk po e përkrah se po bën diçka por po e përkrah sepse alternativën tjetër e ka atë që e ka ndëshkuar dhe ende nuk ka reflektuar”, tha ai.