Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka marrëveshje me Serbinë.
Në emisionin Rubikon ai ka thënë kështu duke shtuar se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit që është arritur më 18 mars të këtij viti.
“Unë konsideroj ndryshe qysh po mendojnë, i kam parë kështu edhe neper studio televizive. Unë mendoj që nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Ne nuk kemi marrëveshje Serbisë dhe kjo e bën situatën edhe më të komplikuar”, ka thënë Konjufca.
Mund t’ju interesojë: Fatura mesatare e rrymës për dhjetor është 50 euro, vetëm 14 për qind e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro. Flet zëdhënësja e KESCO’s, Margarita Rashiti
“Ja pse unë mendoj që nuk kemi marrëveshje. Serbia në çdo veprim dhe në çdo hap po i shkelë detyrimet të cilat i ka marrë. Po e shkel marrëveshjen e Ohrit, atë baziken”.
Kryeparlamentari ka përmendur faktin se Serbia është përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, ka shpallur ditë zie për sulmin terrorist, për çka sipas tij, tregon që edhe vetë shteti qëndron prapa këtij grupi drejtpërdrejtë e deri te dorëzimi i letrës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq në BE që nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës.
“A e dini ju çka do të thotë një shtet të dorëzojë për shtetin tjetër një letër ku thuhet se nuk e respekton integritetin territorial. Unë mendoj që ai shtet po tregon se është i gatshëm të nisë luftën”, ka thënë më tej Glauk Konjufca.