Këtë muaj qytetarë të shumtë po ankohen lidhur me faturimin e energjisë elektrike, pasi sipas tyre shuma ka qenë shumë e lartë.
Lidhur me këtë “fryrje të faturave” ka reaguar edhe hoxhë Labinot Maliqi.
Ai ka publikuar faturën e rrymës së xhamisë e cila është mbi 240 euro.
“Fatkeqësisht, as xhamitë tona nuk janë kursyer nga ”fryrja” e faturave të energjisë elektrike”, ka shkruar ai në fotografinë e publikuar në Facebook./Reporteri.net/