Quhet Renea Morina, është veçse 12 vjeçe… por edhe pse kaq e vogël në moshë, kjo vajzë nga Kosova ndihmon financiarisht nënën e saj, e cila e vetme rrit dy vajza. Renea është mjaft e talentuar në vizatim e pikturë, një talent të cilin ajo tregon se e zbuloi dhe ndoqi që në fëmijërinë e hershme.
Në një intervistë për abc-në, Renea tregon se halla e saj nisi t’ja fotografojë vizatimet qëkur ajo ishte 2 vjeçe, ndërsa tezja e saj e shtyu që ta ndjekë talentin dhe pasionin për pikturën.
“Ngjyrat më kanë pëlqyer gjithmonë, nisa të vizatoj gjërat që më pëlqenin. Në moshën dy vjecare, vizatova një peshkaqen. Halla ime nisi të mi fotografojë më pas të gjithë vizatimet që unë bëja, duke shkruar datën, ditën, moshën.”-tregon vajza.