Politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka folur edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ajo ka dhënë kontributin e jashtëzakonshëm në formimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Ai tutje tha që duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë gabimet që kanë ndodhur në luftë.
“Proceset gjyqësore ndodhin edhe në shtete tjera dhe unë jam në favor të së vërtetës. Çdokush që ka bërë krime duhet të dënohet dhe çdokush që nuk ka kryer krime duhet të lirohet”, ka thënë Abazoviq.
Abazoviq tutje foli edhe për ish presidentin Thaçi dhe ish kryeparlamentarin Kadri Veseli për të cilët tha që nuk pa pasur rast të takohet me ta përveç që Thaçin e ka takuar njëherë në një takim të përbashkët dhe nuk ka pasur rast të bisedojë me të.