Në emisionin “Pressing” të T7, të martën ka qenë i ftuar ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.
Ndërsa përballë tij kanë qenë gazetarët Valon Syla dhe Alisa Braho.
E kryetari i Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, është marrë me gazetarin Valon Syla.
Përmes një storie në Facebook, Hyseni ka shkruar se Syla përballë Çekut duket i qetë.
“Përballë Hajrullah Çekut, Valon Syla duket shumë i qetë”, ka shkruar Hyseni.
Hyseni e mori përgjigjen e Sylës menjëherë pasi u kumtua storia e tij në emision.
“Thuaj kryetarit të Gjilanit, pasi po na kqyrka neve, sepse kam dëgju se i thonë këshilltarët e tij ‘bir’ atij e m’u ka duk shumë e pasjellshme prej anës së tyne. Përndryshe nuk mundemi me i ra n’qaf një ministri që e ka kulturën e sportin. Tash këta tjerët nuk po dalin”, ka deklaruar Syla.
Këtë emision mund ta ndiqni KËTU