Sërish zhurmë në “BBVK”, Santiana dhe Buci janë dy nga banorët që janë afruar më shumë me prekje fizike.
Ata kanë marrë edhe paralajmërime nga partnerët e tyre, por sërish nuk janë larguar nga njëri-tjetri.
Ditën e sotme Alba e ka pyetur Santianën nëse ajo është afruar sërish me Bucin dhe përgjigja e saj i befasoi të gjithë.
Santiana: kam qenë gjithmonë me Bucin, që nga dita e parë. Nuk jemi ndarë ndonjëherë.
Kujtojmë që partnerja e Bucit hyri në shtëpinë e “BBVK”, duke e paralajmëruar atë për sjelljen e tij, ndërsa partneri i Santianës i dërgoi një letër duke i thënë që është hera e fundit që e këshillon nga jashtë.
Buci është shprehur që arsyeja pse është afruar me Santianën është për lojë.