Besart Zeneli, të cilin shumica e njohin me nofkën Besi, ishte në emisionin “Ora e Pasdites” ku diskutoi së bashku me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi mbi përjetimet e tij brenda shtëpisë më të famshme në shqiptari, “Big Brother VIP Kosova”.
Në intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia, Njomza dhe Besi diskutuan mes tjerash për nominimin e tij të ditëve të fundit.
Gjatë kësaj kohe, ai tha se ka menduar për shumë gjëra, mirëpo jo se do të eliminohet.
“Kam mendu për shumë sende, po njona prej arsyeve që kam mendu është që (nominimi) nuk është për eleminim, po kam mëndu që është për të papreferuarin, sepse din me bo Vëllai i Madh lojëra të tilla, neve na thotë diçka tjetër, tjetër çka del”, u shpreh Besi.
Ai thotë se nuk ka besuar që do të dalë nga shtëpia, teksa thotë se ka besuar se e meritonte së paku gjysmëfinalen.
Duke folur për komentet për të në rrjetet sociale, të cilat i ka lexuar pas daljes nga shtëpia, Besi tha se ka pasur të tillë që e kanë kritikuar, por është i lumtur që nuk e kanë sharë.
“Kam lexu shumë komente, ka pas edhe nga ata që kanë pas kritika, por sharje ska pas, që më ka ardh shumë mirë që nuk kan reagu ashpër. 80 për qind e komenteve kanë qenë në përkrahje tem.
Unë zakonisht ju kom qas banorëve duke mos dashur të merrem personalisht me ata, ju kom qas në kuadër të lojës, edhe shpesh ju kam thon ‘mos me thuaj që nuk jam lojtar’ se pastaj duhet me u marr personalisht me ty, kështu që më mirë si lojtar të komentoj. Çka do që e kom vërejt se është e padrejtë çdo lojë, çdo strategji që e kom vërejt e kom komentu, jom kon shumë i kujdesshëm mos me ofendu”, u shpreh Besi./Klankosova/
Shiko videon: