(Video) Kaderi pranon se ka pëlqim për Lumbardhin, ja çfarë thotë

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një videomaterial me protagonistë kryesorë Lumbardhin dhe Kaderin.

Pas këtij materiali, Kaderi ka shprehur publikisht pëlqimin për Lumbardhin, derisa ka komentuar relacionin me Albyn.

“E pashë që Lumi i ka bërë gjestet e njëjta edhe me mu edhe me Albyn, ama fjalët s’i ka bërë. Sepse fjalët kanë qenë krejt ndryshe me Albyn se kam qenë tërë kohën me ta bashkë. Thjesht, Lumi më tha ‘po më pëlqen’, edhe i thashë ‘edhe ti po më pëlqen’ dhe ia nisi situata të rrjedhë”, ka thënë Kaderi pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.