Adelina Balashi, në një intervistë të pak kohëve më parë, zbuloi shumë detaje rreth veprës së saj që bëri bujë “Pallati 176”.
Vepra që nisi si një punim diplome u vu në jetë dhe sot konsiderohet si një ndër komeditë më të pëlqyera nga të gjithë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit, Adelina tha se suksesi e ka “përndjekur” kudo.
“E kam ndjerë suksesin, kudo dhe çfarëdo ambienti kur isha në Greqi.
Më vinin mesazhe nga Amerika kur u bë me video”, tha mes të tjerash autorja.
Sa jeni paguar për veprën që bëri bujë?
“Më dhanë 1300 lekë atëherë. Kam parë dhe një intervistë të Landit kur ka thënë se ‘më dhanë një poçe balte’.
Jo askush nga ne nuk ka marrë para ekstra”.