Në “Pressing” të T7, po diskutohet për shqiptarët në Luginë. I ftuar është kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Arifi në këtë diskutim është përplasur me profesorin e filozofisë, Blerim Latifi.
Latifi kritikonte faktin që janë dy lista shqiptarësh për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, duke thënë se nevojitet unitet.
Më poshtë pjesë nga debati:
Latifi A je tu e pa çfarë gjendje është Presheva, njerëzit janë tu vuajt.
Arifi: A je tu e dit që ne jemi një komunë shqiptare që 30 vjet të diskriminun, n’fund tash që 10 vjet edhe të pasivizuar e që po duhet me u marrë me një caro-Serbi që ju s’e keni qit kry. Tash unë po duhet me u marrë me Vuçiqin.
Latifi: Ju po merreni me njëri tjetrin.
Arifi: Nuk po merremi me njëri tjetrin.
Latifi: Ti nuk po merresh me Vuçiqin, po me Albin Kurtin.
Arifi: Unë jam pjesë e Kosovës, kam të drejtë me u marrë me çdokë.
Latifi: Jo s’ke të drejtë se je kryetar i Preshevës.
Arifi: Ti s’je kërkushi me ma hek këtë të drejtë. /Gazeta Epxress