Historiania, Elena Kocaqi në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” foli për studimin për gjuhën shqipe.
“Studimi i bërë nga 240 studiues kanë arritur në përfundimin se gjuha shqipe është mbi 6000 vjeçare. Gjithmonë kontributi shkencor i dikujt bazohet diku. Korifenjtë e gjuhësisë indoeuropiane e kanë pasur në fokus gjuhën shqipe, problematika është krijuar me krijimin e akademisë tonë të shkencave pas Luftës së Dytë Botërore që e kanë çuar në regres shkencën Albanologjike dhe arsyet për këtë nuk i di. Di që qëndrimi zyrtar i gjuhësisë dhe historiografisë shqiptare është në kundërshtim me gjuhësinë dhe shkencën ndërkombëtare që është shumë e përparuar. Tani këtu ka diçka që nuk shkon, ose nuk janë ato në rregull, ose këta tanët nuk janë në rregull. Por mund të them që gjuhësia perëndimore ecën me një metodikë të pranuar nga e gjithë bota shkencore sot dhe në këtë mënyrë prirem t’i besoj më shumë atyre se këtyre tek që u krijuan si një shkencë nacional-komuniste vetëm gjatë epokës komuniste.”Ajo theksoi se këtë studim kanë synuar ta përgënjeshtronin dhe ta hidhnin poshtë, por nuk ia dolën. Gjithashtu Kocaqi u ndal edhe tek shteti fqinj, Greqia, për të cilën tha se e ka shfrytëzuar historinë dhe manipuluar për përfitime politike.
“Fqinjët tanë Greqia e ka shfrytëzuar historinë, duke e manipuluar atë për përfitime politike. Nga pikëpamja gjeopolitike, historia dhe gjuha luan një rol themelor. Studimet në shek 19-të, për shqiptarët i bënë austriakët dhe gjermanët dhe shtetet që zhvatën territore shqiptare i zhvatën me pretendime historike të rreme. Duam apo jo, kjo luan shumë rol sepse sot para botës ke çfarë ofron. Një popull që ke një kulturë, një të shkuar historike, dhe disa vlera për të ndarë. Ne priremi të jemi skeptikë dhe sulmojmë, ndërsa bota pritet të jetë shkencore. ADN e shqiptarëve sot kategorizohet tek kategoria grek, bota ashtu e kategorizon. Nëse pellazgët nuk kanë lidhje me shqiptarët, përjashtohen komplet çamët, edhe epirotët. Emri çamë është që nga koha e pellazgëve. Me gjergjin jam dakord për faktin se ADN e Kosovës me AND e Peleponezit janë njësoj. Studimi i fundit i popullsisë së Greqisë rezulton se Greqia rezulton se popullsia e Greqisë nuk ka grekë, janë arvanitë-ortodoks. Çamët janë dëbuar sepse janë mysliman, spastrimi fetar i Greqisë është fetar, nuk është kombëtar sepse nuk ka komb në Greqi. Përse çamët ortodoksë janë atje? Sepse ishin ortodoks, Greqia nuk ka komb, ka një bashkim fetar. ADN shqiptare kategorizohet si nga më të vjetrat në Europë dhe e vërtetuar shkencërisht. Në nuk po diskutojmë që nuk kanë ardhur ushtri apo që nuk kanë kaluar të huaj në këto territore, unë po them që pjesa më e madhe e ADN shqiptare vjen nga prehistoria dhe kjo mund të jetë 80 % dhe kjo është një fitore shumë e madhe për ne si popull. Dhe kjo shihet edhe tek ruajtja e traditave e kulturën, gjuha, kanunin e shumë të tjera”, tha ajo.