Përmes një lidhjeje telefonike në “Pressing” të T7 nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushaku e quajti kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin si “Kurtoviq”, teksa po e akuzonte për diskriminim ndaj Komunës së Skenderajt për sa i përket investimeve kapitale.
Më pas gjatë emisionit i ashpër me Lushtakun ishte analisti Sadri Ramabaja.
Ramabaja tha se “gjuha e Lushtakut është gjuhë e rrugaqëve”.
“Nuk ka të drejtë të fyej, as më pak mbi nacionale. Është e ulët, gjuhë e rrugaqëve është ajo”, ka thënë ai.
“Pse i bejmë kryetarë e nënkryetarët rrugaqët. Unë habitem si lejohet kjo gjuhë e urrejtjes ekstreme”. Ka vazhduar Ramabaja. /Gazeta Express