Edona James duket se po i shterojnë fuqitë në “BBVK”.
Kjo pasi sipas saj banorët e tjerë po e pengojnë gjatë kohës së gjumit dhe nuk po e lënë të qetë.
Ajo është shprehur disa herë e revoltuar, ku edhe ka bërë një paralajmërim për ta.
“Këtu njerëzit nuk janë normal, pasha Zotin. Natën zgjohen, ditën flenë. Pasha nënën, askënd nuk do ta lë me fjet.
E shohin”, tha ajo teksa po fliste në oborr me Bleron.
Ky i fundit më pas e ka pyetur si ndihet me të vërtetë.
“Nuk e duroj askënd. Mirë jam. Normalisht nëse do të isha në shtëpi, besoj që do isha më mirë. Por e di qëllimin tim. E di pse kam hyrë”, theksoi mes tjerash ajo.