Kaci: Kam pasur ftesë për të qenë në Big Brother, kanë filluar të më pëlqejnë Blerando dhe Lumbardhi

Floktari i njohur Kaci, i ftuar në “Shok Podcast” të Fis Junikut, ka bërë një zbulim interesant që ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave të “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë bisedës, ai ka zbuluar se ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në sezonin e ri të spektaklit të njohur televiziv, por ka zgjedhur të mos pranojë ofertën.

Duke folur në emision, Kaci ka rrëfyer arsyet që e shtynë të refuzojë ftesën: “E di që nuk do të mund të qëndroja brenda, dhe mendoj se publiku do ta nxirrte shumë shpejt”.

Ai ka shtuar se si një person publik që është shumë i njohur në mjediset e tij, mund të ndihej i pakëndshëm në një ambient të tillë të izoluar dhe të mbikëqyrur nga kamerat gjatë gjithë kohës.

Gjithashtu, Kaci ka komentuar edhe për disa nga banorët që janë brenda së momentit, duke treguar simpatinë e tij për Blerandon dhe Lumbardhin, të cilin e ka shokun e tij.

CKA ESHTE MENDIMI I KACIT PER BIGBROTHER? . . . . . . #ONIMA #TRENDING #VIRAL #VIRALTIKTOK #TRENDINGTIKTOK #FORYOU #FY #FYP #FORYOUPAGE #PERTY #PODCAST #TALKSHOW #SHOK #BIGBROTHER #BBVIP ♬ ORIGINAL SOUND – ONIMA