Rasti i familjes Olldashi me të cilin u njohëm në seancën e ndërmjetësimit të 26 nëntorit, vijon ende. Këtë herë Nashiferi ka përballë kushërirën dhe njëkohësisht kunatën e saj, Bukurien që e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”.
Por një temë tjetër që u prek gjatë seancës së shkuar të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte shtëpia ku qëndron Nashiferi, bashkëshorti i saj dhe vajzën, Dorinën. Kunati, Iliri thotë se shtëpia i përket atij. Gjatë transmetimit, ai kontakton me Eni Çobanin por nuk i përgjigjet pyetjes së ndërmjetëses për certifikatën e pronësisë.
Ilir: Nashiferin nuk dua ta shoh as të gjallë, as të vdekur. Nuk është në familjen time.
Eni Çobani: Nashiferi është në familjen tënde se ka bërë tre fëmijë me këtë zotërinë apo jo? A ka bërë fëmijë me Yllin, vëllain tënd, si s’qenka pjesë?
Ilir: Ylli është i ndarë këtu e 45 vjet.
Eni Çobani: Ylli mund të jetë i ndarë nga trungu i familjes sepse është i martuar por është djali i Merkos dhe këtë të drejtë nuk ia hiqni ju.
Ilir: Ai është i ndarë, ka patur shtëpinë e vet dhe shtëpinë e vet e ka shitur.
Eni Çobani: Po dhe është futur në shtëpi tjetër apo jo?
Ilir: Po është futur në ’96-97, kur u bë piramida.
Eni Çobani: I dashur, jemi në 2023.
Ilir: Ka këtu e 17 vjet që kanë vdekur prindërit e mi kurse unë s’i kam kërkuar as qira, asgjë, të dalë nga shtëpia se unë nesër, pasnesër do nisem me gjithë familjen do vij në Shqipëri, do jetoj atje, do i braktis të gjitha këto këtu.
Eni Çobani: Shumë mirë. Ilir, të lutem, keni ju certifikatë pronësie të kësaj banese?
Ilir: Kush e ka certifikatën, ajo aty përpara? Ka ajo certifikatë?!
Me ton të lartë e të acaruar, Iliri nis të shajë e fyejë Nashiferin. Ai nis të theksojë se nuk e sheh si pjesë të familjes dhe përmend ish-gruan e parë të të vëllait, Yllit. Sa i përket debatit nëse prindërit e tij janë pleqëruar nga Nashiferi siç u tha në seancën e shkuar, thotë se nuk është e vërtetë.
Ilir: Unë nuk e pranoj atë në familjen time! Ajo është e ndarë nga ne!
Eni Çobani: Si qenka e ndarë kur është nusja e vëllait tuaj?
Ilir: Ylli është i ndarë që me gruan e parë!
Eni Çobani: Po pra dakord, është martuar me të dytën, ka bërë dhe fëmijë dhe ka pleqëruar dhe prindërit tuaj dhe jeton në atë shtëpi.
Ilir: Nuk i ka pleqëruar, ka vajtur në ’97-98 atje.
Eni Çobani: Po dhe prindërit tuaj kur kanë ndërruar jetë?
Ilir: Prindërit e mi kanë këtu e 17 vjet që kanë ndërruar jetë!
Eni Çobani: Po pra, kush i ka pleqëruar gjithë atë periudhë?
Ilir: Kush i ka pleqëruar, te shtëpia e Bukuries ka vdekur plaku! Plaku ka pas kërkuar te plehrat e Papërit.
Nashifer: Po se ishte me sklerozë!
Ilir: Është turp! S’ke turp! (Mes Ilirit dhe Nashiferit vijojnë ofendimet).
Nashifer: Turp duhet të kesh ti ore që i the babit mos ma pafsh hajrin!
Ilir: Të kesh turp!
Nashifer: Turp të kesh ti që nuk erdhe njëherë në 15 vjet, erdhe dhe e gjete tët ëmë të vdekur! Që nuk more njëherë në telefon! Që e çove te Bukuria se doje të fejoheshe dhe ta shihte vjehrri se ishte me sklerozë! (Teksa Nashiferi bën këto deklarata, Bukuria nis të bëjë shenjë mohuese me gisht).
Ilir: Të kesh turp!
Nashifer: Turp të kesh ti që nuk i pe për së gjalli! Turp të kesh ti që nuk pyet për vëllain tënd që e ke të paralizuar! Këtë të kesh turp! Që është sot në karrocë!
Ilir: Unë vëllain vij e marr nesër dhe e bie këtu në Greqi!
Nashifer: Po nuk pyet për njeri ti! Një që nuk pyet për nënë e babë nuk pyet për njeri në botë!
Ilir: Ti e ke begenisur ashtu vëllain!
Nashifer: Ke fytyrë ti të dalësh këtu? Ke surrat ti që s’pe tët ëmë e tët atë?
Ilir: Po ti s’ke fytyrë të dalësh në lagje moj! Turp të kesh!
Bukuria e çoi deri në fund qëllimin e ardhjes së saj në “Shihemi në Gjyq”. Pas një përballjeje të fortë me kushërirën dhe kunatën e saj, Nashiferin si dhe mbesën, Dorinën se prindërit janë braktisur ajo qartëson se e vërteta ka qenë ndryshe. Një kontribut në mbajtjen e tyre e ka dhënë Ferdi, bashkëshorti i ndjerë i Bukuries.
Bukurie: Dorina çfarë ke kërkuar nga unë dhe të kam refuzuar?
Nashifer: S’tha njeri për ty o Bukuri.
Bukurie: Më keni mohuar që prindërit, ti e di shumë mirë, Ferdi ka ardhur i ka marrë prindërit që të dy dhe kur ndërroi jetë nëna, ka ardhur ka marrë edhe babin. Pa mbushur vitin nëna, ndërroi jetë edhe babi.
Eni Çobani: Kanë ndërruar jetë te Bukuria.
Dorina: Unë jam rritur me gjysh dhe gjyshe. Si i pleqëroke ti, unë jam rritur te ti i bie?
Bukurie: Dorina, nuk dua të nxjerr më shumë! Po t’i them të vërtetat unë, ti del e humbur Dorinë e dashur!
Dorina: Pse do dal e humbur?
Bukurie: I dimë shumë mirë nga brenda! Unë i lutem Ilirit ta vërë dorën në zemër, ta dhurojë.
Bukuria ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” përballë kushërirës dhe njëkohësisht kunatës së saj, Nashiferit dhe mbesës, Dorinës. Me Nashiferin dhe Dorinën u njohëm në seancën e ndërmjetësimit të 26 nëntorit në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Deklaratat e tyre se vjehërrit janë lënë pas dore nga 6 fëmijët dhe kanë qenë veç Nashiferi dhe bashkëshorti që kujdeseshin për ta, kanë prekur Bukurien. Ajo thotë se edhe bashkëshorti i saj i ndjerë, Ferdi ka kontribuar për prindërit, por ndërsa thotë këto fjalë, Dorina e ndërpret. E lodhur nga situata, Bukuria i kthehet keqazi mbesës duke mos u rezervuar më në reagimet e saj.
Bukurie: Pusho! Pusho të thashë! Mos më nxirr nga kontrolli se jam me plastikë në kokë dhe nuk bëj si ti! Edhe jam nëna jote dhe duroj dhe kam edhe burrin në dhe, kam edhe fëmijët në kurbet!
Dorina: Bukuri, a ke turp që përmend operacionet? Po flasim për sëmundje të rëndë këtu, nuk po flasim për operacione lindjesh! Të lutem shumë tani, mos më bëj edhe mua të kaloj të dal jashtë vetes!
Bukurie: Ua o gocë, unë nuk dua të flas! Të thashë edhe njëherë, jemi të veçantë nga njëri-tjetri! Mua nuk ma lë ndërgjegjja ime të flas atë që flet ti! Pyete publikun të gjithë, a kanë fjalor ndonjëherë, gjaknxehtësi me njëri-tjetrin në familje? Nuk do të thotë…
Dorina: Do të të bëj një pyetje.
Bukurie: Do të ta bëj unë një pyetje se ti po gërricesh shumë! Kush të ka operuar?
Dorina: Mua më ka operuar doktori!
Bukurie: Kush financoi?
Dorina: Kush financoi? 1000 euro që ka dhënë xhaja im, jo Berti, Iliri ia kam kërkuar borxh dhe atë borxh do ia laj!
Bukurie: Dorina, flasim jashtë kësaj studioje! Lani gojën që të gjithë se Ferdi ka qenë më i drejti dhe më punëtori! Si nuk e ofendove? E mohove?
Dorina: Nuk ta mohoi njeri Ferdin!
Bukurie: Zonja Eni, zoti Ardit, është thënë këtu që ato prindërit janë braktisur nga të gjashtë kalamajtë përveç këtyre zonjave këtu? Janë braktisur prindërit!
Publiku voton për Bukurien. Bukuria është trashëgimtare e drejtpërdrejtë e një pjesë të banesës në Papër të Elbasanit ku qëndron familja e Nashiferit. Në këtë pikë, Dorina i bën një pyetje të pavend që nxit ndërhyrjen e Gjebreas.
Bukurie: Unë për këtë kam ardhur! Nëse ti je pa pronë, i kam thënë edhe zonjës Eni, më vjen shumë keq, e kam si motër, dy gjyshet tona janë motra! Ik se nuk flas!
Dorina: Kujt ia jep pjesën?
Bukurie: Kujt ia jap pjesën? E di unë kujt ia jap! S’dua të ta them? Çfarë do ti?
Ardit Gjebrea: Për sa kohë që i drejtoheni dikujt, “kujt do t’ia japësh ti pjesën tënde”, kur thua “pjesën tënde” do të thotë që është pjesa e saj. Si mund t’i thuash ti “kujt do t’ia japësh ti pjesën tënde? Është pjesa e saj dhe ajo do ia japë kujt të dojë.
Dorina: Ajo t’ia japë kujt të dojë, por unë jam me 10 operacione.
Ardit Gjebrea: Shiko, mua më erdhi keq që në një moment xhaxhai yt tha, nga ajo që unë kuptova nga xhaxhai yt është që ai nuk e llogarit fare mamin tënd si nusen e tij sepse gjatë gjithë kohës përmendte gruan e parë, “ai është ndarë” dhe duke thënë non stop “është ndarë, është ndarë, është ndarë” do të thotë që nuk të llogariste dhe për këtë pjesë më vjen keq, për këtë pjesë unë jam me ty. Por për pjesën e saj dhe ti e pe që edhe publiku është me zonjën.
Dorina: Ai nuk llogarit prindërit e vet.
Ardit Gjebrea: “Nuk më intereson, unë kam ardhur të vë në vend dinjitetiin dhe të shpreh çfarë bashkëshorti im i ndjerë, në momentin që u veçua vetëm familja juaj me prindërit” dhe nuk u përmend në asnjë moment bashkëshorti i zonjës Bukurie, ajo thotë “edhe bashkëshorti im ka bërë diçka për prindërit e vet” dhe erdhi sot që të vinte në vend këtë nder të cilin publiku ia shpërbleu me votim. Unë jam me ty për këtë që dëgjova, por që ti shkosh nuses së xhaxhait “kujt do ia japësh pjesën tënde”, përpara, kaq afër në fytyrë, këtu distancohem. Kaq.
Në telefonatën e Ilirit gjatë seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”, ndërhyn edhe mbesa e tij, Dorina. Dorina erdhi dy javë më parë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’u përballur me nënën e saj së cilës i thoshte se e kishte lënë mes 4 rrugëve.
Historia e saj është prekëse sepse ka kaluar një kalvar problemesh me shëndetin dhe kërkon që të ketë një shtëpi. Xhaxhai i saj Iliri, thotë se shtëpia në Papër të Elbasanit që familja e Dorinës banon është e tij, por deri në këtë moment ai nuk ka konfirmuar të ketë një certifikatë pronësie.
Ilir: Dorina të vejë e të marrë kredi dhe të blejë shtëpi se është 34 vjeçe! Nuk i jap unë shtëpi Dorinës!
Dorina: Lalë Iliri, unë jam mbesa jote dhe gjaku jot, jam gjaku jot dhe unë me gjithë hallet që unë kam, me gjithë problemet që unë kam, të ngel mes 4 rrugëve, ti si më përgjigjesh?
Eni Çobani: Po s’mund të marrë kredi Ilir se është e sëmurë, ju e dini. Çfarë kredie mund të marrë? Duhet ta vëmë një çikë dorën në zemër për njerëzit, të lutem. Vëllain e ke në karrocë, e ke të paralizuar.
Ilir: Dorina është 34 vjeçe, punon në punë shteti, ka mundësi të vejë e të marrë kredi në bankë dhe të marrë shtëpi nëse do të ikë.
Dorina: Të kam thirrur lalë gjithë jetën!
Ilir: Të kesh turp! E di gjithë Papëri se kush je ti! E di gjithë Papëri se kush është jot ëmë!
Dorina: Mua? Mbesën tënde? Për çfarë më dika gjithë Papëri? Çfarë kam bërë unë që qenka kaq e turpshme për ty?
Ilir: Shko në bankë të marrësh kredi e të marrësh shtëpi. Shtëpia është imja!