Dje, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, analisti Xhevdet Pozhari, ka kritikuar tërthorazi kryeministrin Albin Kurti.
Ai ia ka rikujtuar një deklaratë Kurtit, që thoshte se “burgu i Dubravës do të bëhet 12 kat”, duke pretenduar se do të ketë arrestime të shumta për korrupsion.
Por, sipas Pozharit, kjo gjë nuk ndodhi, përcjell Bota sot.
“Dubrava nuk u bë 12 kat. Ku ta dish, ndoshta ngaqë është shtrenjtuar materiali ndërtimor!
Po ashtu, as që i pamë “peshqit e mëdhenj” në rrjetën e drejtësisë. Ndoshta ju është grisur rrjeta!
1 janari nuk është larg. Shumë njerëz janë ngopur me fjalë që përsëriten vetëm në fushata zgjedhore”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Në kohën kur Albin Kurti fliste para përkrahësve, ai ua kishte treguar atyre një shprehje të ‘njanit’ që thoshte se e kishte një shprehje shumë më të mirë se sa ‘Hajnat në burg’.
“Njani e pat ni shprehje ma të mirë se qikjo hajnat në burg, a e din çka tha, tha Dubrava 12 kat”, kishte deklaruar më 2021 Kurti.