Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka nisur me transmetimin e një video materiali, protagonistë të së cilit janë Shqipja dhe Ganiu.
Brenda video materialit, shihen debatet e ashpra mes tyre, si dhe momenti kulminant kur Shqipja e godet me kanaçe Ganiun.
Ky i fundit, e ka zhveshur këmishën duke i treguar kamerave shenjat në shpin nga goditja në fjalë.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Shqipja e ka dhënë versionin e saj mbi historinë.
Ajo ka thënë që gjithçka ka nisur që prej javë më parë, derisa është shprehur e intimiduar nga afërsia e Ganiut, dhe prezenca e tij në shtëpi.
Ajo po ashtu e ka akuzuar Ganiun për ngacmim seksual, duke përmendur disa situata që ajo pretendon t’i ketë shkaktuar ai.
Shqipja ka zbuluar se ditë më parë “ai i kishte thënë që e kishte parë në ëndërr”, duke iu referuar një mënyre eksplicite të historisë.
Ndërsa, Gani Gërmia i ka thënë se “Shqipja më ka provokuar mbrenda dy dite”.
Poashtu ka thënë se “nuk e kam pritur nga Shqipja se do e bëjë një gjest të tillë”.