Sabit Geci, ish-komandant i UÇK-së, ditë më parë u bë temë e diskutimit publik për shkak të raportimeve se u konvertua në fenë katolike. Madje, Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë i kishte botuar dy fotografi të “pagëzimit” të Gecit.
“Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci.” – shkruante kjo kishë.
Por konvertimin në katolik e kishte mohuar vetë Sabit Geci.
“Unë nuk jam fetar fare, hiç ,hiç. Bile qeta me mjekrra i urrej, shumë i urrej. Me dalë ai me e quejt flamurin leckë, me dalë ai tjetri me thanë bën me marrë çikën a axhës për grua, s’sështë haram, kjo është tmerr o vëlla.” – deklaroi ai për medie.
Gjashtë ditë pasi u bë viral për “konvertimin në katolik”, Geci ka takuar dy hoxhollarë nga Podujeva. Geci është parë në kafe bashkë me Bekim Jasharin dhe Kujtim Hysenint, dy imamë nga rajoni i Llapit.
“Me Sabit Geci, ushtarë i kryeheroit Adem Jashari.
Me Kujtimin e morëm amanetin e tij.
Zoti e bekoftë popullin tonë!” – shkroi ai.